Përplasen kokë më kokë dy makina në aksin Korçë – Pogradec

Nga A2 CNN
2 Shtator 2024, 21:10 | Kronikë

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë - Pogradec në afërsi të kryqëzimit të fshatit Grabovicë.

A2 mëson se dy makinat janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe për shkak të goditjes së fortë njëri nga mjetet ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në kanal.

Pas aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është duke punuar për identifikimin e kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar dhe dyshohet të ketë shkaktuar aksidentin.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos