
Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq. A2 CNN raporton se flakët e zjarrit kanë përfshirë gjithë banesën.
Ndërkohë forcat zjarrfikëse të bashkisë Maliq janë duke shkuar në vendngjarje
Fatmirësisht, kanë qenë fqinjët ata që kanë parë zjarrin dhe kanë lajmëruar familjarët, duke i ndihmuar të dalin jashtë pa dëmtime.
Nga zjarri deri më tani raportohen dëme të mëdha materiale. (A2 Televizion)