Pastrimi i parave, Dumani në Kuvend: Kemi sekuestruar 4 hotele, goditje edhe në ndërtim

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 17:39 | Kronikë

Pastrimi i parave, Dumani në Kuvend: Kemi sekuestruar 4 hotele, goditje

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në seancën e kësaj të hëne në Kuvend.

Ai është shprehur ndër të tjera se SPAK ka sekuestruar të paktën 4 hotele për pastrim parash, po ashtu ka pasur goditje edhe në ndërtim, sipas tij.

“Duket qartë rritja e procedimeve penale për pastrimin e parave. Kemi nisur hetime për pastrim parash edhe në ndërtim edhe në turizëm. Mund të them se të paktën 4 hotele janë konfiskuar tashmë. Edhe në ndërtim po ashtu, disa janë në proces, disa janë konfiskuar”, tha Dumani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos