Organizim i lojërave të fatit, 3 punonjësve të policisë ju ndalohet dalja jashtë vendit

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 15:48 | Kronikë

Organizim i lojërave të fatit, 3 punonjësve të policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë për 3 inspektorë policie të cilët dyshohen për organizim të lojërave të fatit dhe shpërdorim të detyrës. Në njoftimin e AMP-së bëhet e ditur se atyre iu është ndaluar dalja jashtë vendit si edhe janë të detyruar për t; u paraqitur në policinë gjyqësore. A2 CNN raporton se bëhet fjalë për inspektorët e policisë; Hysen Duka, Gëzim Duka dhe Ervin Shimplaku.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndaj 3 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 197 dhe 25, 198 dhe248 të Kodit Penal.

Inspektor H. D., me detyrë në kohën e kryerjes së veprën penale, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Elbasan, aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Ruajtjes e Sigurisë së Objektit, në Njësinë e Pritjes dhe Sigurisë Gjadër, pranë DVP-Lezhë.

Inspektor G. D., me detyrë në kohën e kryerjes së veprën penale, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Elbasan, aktualisht me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

Inspektor E. SH., me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban dhe Urban pranë DVP-Elbasan”, njofton policia.

Ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale, ka rezultuar se punonjësit e policisë në bashkëpunim me shtetasin F. D., (i arrestuar me datë 23.03.2025), kanë vënë në dispozicion ambientet bar-kafe në pronësi të tyre me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Ndërsa punonjësi i policisë E. SH.,  duke vepruar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos