Altin Dumani raporton në Kuvend: Roli i SPAK ndihmoi Shqipërinë të rritej me 5 pikë në indeksin global të korrupsionit

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 17:01 | Kronikë

Altin Dumani raporton në Kuvend: Roli i SPAK ndihmoi Shqipërinë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në Kuvend mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024.

Gjatë fjalës së tij, Dumani tha se roli i SPAK ka ndihmuar Shqipërisë për të përmirësuar me 5 pikë rezultatin e saj në indeksin global të korrupsionit, shkruan A2 CNN.

Ai tha gjithashtu se SPAK gjatë hetimeve ka ndjekur parimin e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit, teksa shtoi se vetëm 9.7 % e numrit të paraburgosurve në Shqipëri, janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

“DASH nënvizoi disa nga hetimet e suksesshme të SPAK, duke evidentuar kontributin e institucionit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nga ana tjetër roli i SPAK ka ndihmuar Shqipërinë për të përmirësuar me 5 pikë rezultatin e saj në indeksin global të korrupsionit, të matur nga Transparenc Internacional. Sa i përket zbatimit të rekomandimeve të raportit të BE-së, po ndalem shkurtimish te secili prej tyre.

Sekuestrimet dhe konfiskimet e aseteve kriminale arritën në një vlerë prej 65.5 milionë euro, me një rritje prej 60 % krahasuar me vitin 2023. Gjatë vitit 2024 SPAK forcoi bashkëpunimin me EuroXhast, EuroPol, DEA, FBI, etj.

SPAK ka marrë të gjitha masat për të siguruar aplikimin e njëjtë të standardeve proceduriale, duke ndjekur parimin e ligjshmërisë dhe proporcionalitetin. Vetëm 9.7 % e totalit të numrit të paraburgosurve në Shqipëri, janë persona nën hetim nga SPAK. SPAK kreu hetime gjatë vitit 2024 për kriptovalutat dhe krimet kibernetike”, tha mes të tjerash Dumani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos