Një 47-vjeçar u arrestua nga policia pasi prej disa muajsh përndiqte një 29-vjeçare, duke i shkaktuar ankth e frikë, njoftoi policia, raporton A2 CNN.
Në pranga përfundoi Kujtim Gashi, banues në fshatin Shënavlash. “Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak”, tha policia.
Mësohet se Gashi ka përndjekur një 29-vjeçare, për disa muaj, duke i shkaktuar asaj ankth dhe frikë. 29-vjeçarja ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, për këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. (A2 Televizion)