Krimi i rëndë në Roskovec, arrestohen dy djemtë e autorit dhe një bashkëpunëtor

Nga A2 CNN
11 Shtator 2024, 12:13 | Kronikë

Krimi i rëndë në Roskovec, arrestohen dy djemtë e autorit

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku u vranë me armë zjarri Gramoz dhe Lavdimir Kurti, policia ka arrestuar edhe 3 persona të tjerë, përveç autorit që u vetëdorëzua dje.

Policia njofton se ka arrestuar edhe dy djemtë e 49-vjeçarit Altin Kuka dhe një 67-vjeçar i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.  

 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Roskovec, ku u vranë me armë zjarri 2 shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 49 vjeç, E. K., 21 vjeç dhe E. K., 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit L. K., 46 vjeç, dhe G. K., 52 vjeç, për motive të dobëta;          

 -T. Z., 67 vjeç, banues në fshatin Çukalat, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", parashikuar nga neni 302 i K. Penal.

Gjithashtu, u refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin Y. K., 79 vjeç, banues në fshatin Kurjan (babai i shtetasit A. K.), për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive", parashikuar nga nenet 278 dhe 280 i K. Penal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos