Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së martës në Fier. Bëhet e ditur se rreth orës 08:15, në aksin rrugor "Fier-Ballsh", janë përplasur dy automjete e për pasojë të lënduar kanë mbetur një nga drejtuesit dhe vajza e tij pasagjere, 12 vjeç.
Babë e bijë ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)