Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur pasditen e së shtunës në Hamallaj të Durrësit. Policia njofton se rreth orës 15:40, janë përplasur dy automjete që drejtoheshin dy të rinj, njëri 20 vjeç dhe tjetri 25.
Për pasojë ka humbur jetën një i mitur, 16 vjeç që ndodhej pasagjer në një nga automjetet ndërsa një prej drejtuesve, E. K., 20 vjeç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(A2 Televizion)