Dy automjete janë përplasur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Vau i Dejës. Policia njofton se nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, njëri prej autopmjeteve, ku për pasojë është lënduar pasagjerja që ndodhej në të.
Njoftimi i Policisë Shkodër
Pasditen e sotme, në aksin rrugor "Shkodër-Vau i Dejës", automjeti me drejtues shtetasin L. L., 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç. Nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjerja në të, shtetasja V. L., 43 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)