Përplasen dy makina në aksin aksin Tepelenë-Përmet,

Nga Rigels Malile
14 Dhjetor 2024, 16:47 | Kronikë
Përplasen dy makina në aksin aksin Tepelenë-Përmet,
Foto ilustruese

Një aksident sapo ka ndodhur në aksin Tepelenë-Përmet, në afërsi të Urës së Dragotit. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar lëndimin e një pasagjereje, raporton A2 CNN.

Duket se terreni i rrëshqitshëm, si pasojë e kohës së keqe me reshje, ka qenë shkaku i aksidentit, që ka shkaktuar bllokimin e këtij aksi dhe, për rrjedhojë, edhe radhët e mjeteve që janë në pritje për të qarkulluar.

Një automjet tip Range Rover me targa AB902NB është përplasur me një autoveturë me targa PR2111B. Për pasojë, është dëmtuar pasagjerja, shtetasja T. K., e cila është transportuar për në Spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos