Më shumë se 18 fluturime në Europë janë përfshirë nga kërcënime të dyshuara për bombë mëngjesin e së enjtes, duke detyruar devijimin e avionëve dhe shoqërimin e tyre nga avionët ushtarakë.
Janë prekur linja nga Dublini drejt Romës, nga Milano drejt Varshavës, nga Helsinki drejt Romës, nga Varshava drejt Brukselit, disa fluturime drejt Bullgarisë dhe të tjera.
Në aeroportet ku janë bërë ulje të detyruara, u aktivizuan procedurat e kontrollit dhe ndërhyrjes nga ekipet antieksploziv.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk ka ndonjë njoftim për probleme me fluturimet.
Kjo situatë vjen pas disa alarmeve për bombë që janë raportuar në disa linja gjatë ditëve të kaluara.
(A2 Televizion)