Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

Nga Çaku Tafa
4 Nëntor 2025, 18:26 | Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.

Dy mjete janë përfshirë në një përplasje fatmirësisht pa dëme për jetën e personave që udhëtonin në të dy mjetet.

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor, shkruan A2 CNN.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjeti tip Benz që vinte nga Lushnja në drejtim të Beratit ka kaluar në korsinë përballë dhe ka aksidentuar mjetin tip Volkswagen. Pasi ka kryer këtë manovër, mjeti tip Benz ka përfunduar në anën tjetër duke rrëshqitur në trafikndarësen e hekurt.

Drejtuesi i Benzit, sipas dëshmitarëve okularë, është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe po kryen kërkimet për ta gjetur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos