Përplasen dy motoçikleta në Lezhë, 3 të plagosur

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2023, 19:10 | Kronikë

Përplasen dy motoçikleta në Lezhë, 3 të plagosur

3 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që u regjistrua mbrëmjen e së martës në aksin Lezhë- Vau i Dejës.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy motorë, të cilët janë përplasur kokë më kohë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, teksa një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos