Aksident me një të vdekur në Korçë

Nga Artin Halili
2 Shtator 2024, 10:59 | Kronikë

Aksident me një të vdekur në Korçë

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur në bulevardin "Republika" në Korçë.

Ka qënë drejtuesi i mjetit tip 'Volkswagen" ai që ka kryer një manovër të gabuar duke kaluar nga krahu i djathtë i bulevardit në krahun e kundërt, manovër kjo që ka sjellë edhe përplasjen e mjetit që po zbriste nga katedralja në drejtim te "Lëndina e lotëve".

Burime të siguruara nga A2 thanë se devijimi i mjetit tip "Volkswagen" nga njëri krah në tjetrin ka ardhur për shkak se drejtuesi i mjetit në ato momente ka patur probleme kardiake, megjithatë grupi i ekspertëve në vendngjarje po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Për mjekët, vdekja ka ardhur për shkak të një ataku kardiak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos