Përplasi për vdekje 87 vjeçarin, arrestohet shoferja në Divjakë

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2024, 11:26 | Kronikë

Përplasi për vdekje 87 vjeçarin, arrestohet shoferja në

Një 39-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka aksidentuar për vdekje një të moshuar.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Mizë të Divjakës dhe viktimë ka mbetur një 87-vjeçar.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Mizë, Divjakë, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi S. N., 87 vjeç, informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasen J. K., 39 vjeçe, banuese në fshatin Kryekuq, Divjakë, drejtuesja e automjetit që përplasi shtetasin S. N.”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos