Fotoja që postoi autori pasi vrau 14-vjeçarin me thikë

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2024, 10:19 | Kronikë

Fotoja që postoi autori pasi vrau 14-vjeçarin me thikë

A2 CNN ka siguruar foton e 14-vjeçarit i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij pranë shkollës "Fan Noli", të postuar menjëherë pas ngjarjes. Fotoja është postuar në Snapchat.

Në foto, adoleshenti shihet në makinë, me krahun e plagosur, dhe me dorën e majtë të ngritur në shenjë fitoreje.

Sot, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar 14-vjeçarin i cili goditi për vdekje me thikë bashkëmoshatarin e tij.

"Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës "Fan Noli", për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit", thotë policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos