Picieri u vra me thikë nga kolegu në ambientet e punës, reagojnë punëdhënësit

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 18:49 | Kronikë

Picieri u vra me thikë nga kolegu në ambientet e punës,

Punëdhënësit ku humbi jetën picieri, i cili u vra me thikë nga një koleg i tij pasditen e sotme në ambientet e punës te Komuna e Paris, kanë reaguar për ngjarjen e rëndë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në reagimin e tyre ata shprehen të tronditur nga humbja e jetës së 34-vjeçarit Indrit Ismaillari si edhe i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës.

Në njoftim bëhet e ditur se Indrit Ismaillari punonte prej 5 vitesh në këtë lokal si picier.

“Sot pas një konflikti të papritur mes picierit dhe ndihmës picierit ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë ku picieri i cili punonte prej 5 vitesh me ne ka humbur jetën. Ne jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar për humbjen e tij. Ngushëllimet tona shkojnë me respekt dhe dhimbje për familjen e viktimës”.

Punëdhënësit njofton gjithashtu se po bashkëpunon me autoritet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Po bashkëpunojmë me autoritete ëpr zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kërkojmë mirëkuptimin në këtë moment shumë të rëndë. Do të kemi një njoftim të dytë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në një lokal te Komuna e Parisit, 41-vjeçari Filip Shehu ka qëlluar me thikë 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital.

Viktima dhe autori ishin punonjës të një lokali te komuna e Parisit. Policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos