
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Komunën e Parisit në Tiranë, ku 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se autori dhe viktima ishin të dy punonjës në lokal, picierë të dy, njëri kryesori (viktima) tjetri ndihmës (autori).
Po ashtu mësohet se kanë qenë duke gatuar të dy dhe kanë pasur konflikt për punën. Debati ka nisur për tasin e proshutës, pra janë zënë për punën.
Gjatë konfliktit autori ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka qëlluar, shkruan A2 CNN. Krimi ka ndodhur në mes të lokalit në sy të shumë klientëve, shkruan A2 CNN.
Sipas tyre autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen. Menjëherë pas ngjarjes kanë ndërhyrë edhe stafi i lokalit që kanë neutralizuar autorin, pasi ai nuk po e ndalonte sulmin ndaj viktimës. (A2 Televizion)
