Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 07:17 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Një person është plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e kaluar, në qytetin e Shkodrës.

Bëhet fjalë për shtetasin Ndue Preka, i cili ka qenë duke lëvizur më këmbë në lagjen “Ndoc Mazi”, ku është qëlluar disa herë me pistoletë.

Fatmirësisht, Preka ka marrë vetëm plagë në këmbë dhe është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Motivet e krimit janë ende të paqarta, teksa policia është duke marrë në pyetje të plagosurin për të zbardhur dinamikën dhe autorët.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos