Plagosje me thikë te Mali i Robit, arrestohen dy persona

Nga A2 CNN
9 Qershor 2024, 12:59 | Kronikë

Plagosje me thikë te Mali i Robit, arrestohen dy persona

Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesnatës mbrëmjen e djeshme te Mali i Robit. Sipas Policisë, dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë 26-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin me iniciale A. Gj..

Në konflikt ka ndërhyrë edhe një 33 vjeçar, i cili ka dëmtuar me mjete të forta 26-vjeçarin, si dhe më pas ka goditur me thikë, një tjetër shtetas, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e  Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. Gj., 26 vjeç dhe G. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Plagosja e rëndë me dashje”. 

Nga hetimet dyshohet se më datë 08.06.2024, rreth orës 23:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M. Gj. është konfliktuar me shtetasin A. Gj. dhe gjatë konfliktit e ka goditur këtë shtetas, me mjet prerës thikë. 

Në konflikt ka ndërhyrë edhe shtetasi G. Gj., i cili ka dëmtuar me mjete të forta, shtetasin M. Gj., si dhe më pas ka goditur me mjet të mprehtë thikë, shtetasin S. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sigurimin e  provave, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos