Plagosje me thikë në ambientet e një lokali në Korçë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2026, 12:25 | Kronikë

Plagosje me thikë në ambientet e një lokali në

Një 17-vjeçar u arrestua në Korçë, pasi gjatë një konflikti të ndodhur në ambientet e një lokali, dyshohet se plagosi me thikë B. shtetasin Q., 34 vjeç.

I dëmtuari po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën, raporton A2CNN. Policia nuk ka dhënë të tjera detaje në lidhje me rrethanat dhe motivet e ngjarjes. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos