Një plagosje me thikë ka ndodhur, mesditën e së hënës, në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:55, në rrugën "Prokop Mima".
Siç njoftohet, një 30-vjeçar ka plagosur me thikë një 32-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. (A2 Televizion)