Vrasja e çiftit në Lezhë, policia zbulon makinën e krimit dhe veshjet e autorëve

Nga A2 CNN
28 Prill 2026, 16:21 | Kronikë

Vrasja e çiftit në Lezhë, policia zbulon makinën e krimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, e ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Balldren të Lezhës.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Lezhës bën me dije se gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Volkswagen Polo”, pa targa, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për të qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës me të cilën lëviznin viktimat, shkruan A2CNN. 

Automjeti u gjet në fshatin Torovicë, në banesën e shtetasit B. K. Në brendësi të tij, grupi hetimor ka sekuestruar 2 gëzhoja model 56, ndërsa nga këqyrja rezulton se makina kishte xhamin e pasmë dhe trekëndëshat anësorë të dëmtuar.

Po ashtu, në oborrin e banesës u gjet edhe një automjet tjetër identik, në pronësi të shtetasit B. K., por me targa të rregullta. Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët në momentin e krimit, si dhe një palë targa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos