
Pasi shoi kureshtjet e prokurëve të SPAK, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen "Plumbi i artë", iu përgjigj pyetjeve të avokatit.
“Festim Qolin e njoh prej 20 vitesh. Ai nuk më ka folur ndonjëherë për Nuredinin. E kam njohur tek ditëlindja e Festimit”, tha Hoxha.
Për Elvis Dedjen
Festimi më ka treguar se Elvis Dedjen e ka pasur ortak.
Nuk e kam kryer unë vrasjen e tij dhe nuk di kush e ka bërë.
Nuk mbaj mend të kem qenë me Festimin ditën e ngjarjes. Nuk kam folur ndonjëherë me Nuredinin për këtë ngjarje.
Për Dorian Shkozën
Jam i përfshirë tek vrasja e Dorian Shkozës. Porosia ka qenë e Krymit, (Erion Alibejt), por ndërmjetës ishte Nuredini.
Shkak ishte pretendimi i Krymit se Shkoza kishte qenë tek vrasja e familjarëve të tij.
Nuk kishte informatorë në atë ngjarje. Asllan Plakun nuk e njoh.
Erion Alibejn nuk e kam kryer ndonjëherë. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit, Nuredini na ka thënë që merrte informacion nga Erion Alibej.
Për Xhuliano Hoxhën
Nuredini nuk më ka folur ndonjëherë. Nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje dhe as e kam parë në ngjarje.
Për Sokol Sanxhaktarin
E kam dëgjuar se kush është. Nuredini më ka thënë që ka qenë dhëndri i një kryebashkiaku atëherë. Nuk kemi marrë ndonjëherë porosi për vrasjen e tij, por e kemi diskutuar.
Nuredini na ka thënë se kishte diskutuar me dikë për vrasjen e tij.
Nuk kam shkuar ndonjëherë në Elbasan për ta vëzhguar.
Për Lulëzim Mashën
Kam marrë pjesë në ngjarje. Ka qenë porosi e vëllezërve Dizdari. Nuk e di… për një punë borxhi.
Sakati (Aleksandër Baho) do na jepte informacion kur do të vinte në Shqipëri djali i Mashës, pasi për atë ishte porosia në fillim.
Vrasjen (e mbetur në tentativë) të Lulëzim Mashës e kam organizuar unë.
Për pagesën, unë kam marrë 10 mijë euro në fillim. Për djalin porosia ishte 150 mijë euro, për Lulzim Mashën ishte 100 mijë, se 50 donte t’i merrte vetë.
Nuk e njoh shtetasin Suel Çela. Nuk e kam takuar ndonjëherë.
Për Otin Kilën
Nuredini kishte bërë një listë. Ky ishte në listë, që duhej bërë. Ishte ky, ishim vëllezërit Ramazani.
Më vonë Nuredini tha se kishte informacion se ky kishte strehuar Talo Çelën. (A2 Televizion)