Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të deputetëve të opozitës, për djegien e karrigeve të godinës së Kuvendit një ditë më parë.
Flamur Noka akuzohet për “Shkatërrimi të pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;
Gazment Bardhi, akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;
Bledion Nallbati, akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;
Gjithashtu materialet janë referuar edhe për deputetët e tjerë të opozitës, të akuzuar për veprën penale "Shkatërrimi i pronës", parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.
“Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, tha Policia e Shtetit. (A2 Televizion)