Mungesa e një prej avokatëve u bë shkak për dështimin e seancës së parë në Apelin e Posaçëm të shqyrtimit të ankimit të SPAK, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme, në lidhje me hetimin e ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.
Në Apel, SPAK kërkon shfuqizimin e 28 shkurtit të Shkallës së Parë, që detyron strukturën e Posaçme të hetojë Xhaçkën për “shpërdorim të detyrës” dhe Gaçin për “falsifikim të dokumenteve” dhe “pastrim të parave”.
Ish-zyrtarja dhe bashkëshorti biznesmen u kallëzuan nga ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Alfred Beleri. Ky i fundit pretendoi se zyrtarë të Bashkisë Himarë kane shkelur ligjin gjatë regjistrimit të dy sipërfaqe trualli, që më pas u përfitua nga biznesmeni Gaçi dhe mbi këtë pronë u zhvillua një investim strategjik, shkruan A2 CNN.
Sipas SPAK, hetimet kanë qenë të plota dhe nuk janë krijuar dyshimet për kryerje të ndonjë vepre penale nga Xhaçka dhe Gaçi. Seanca e radhës e këtij gjykimi në Apel u shty për më 8 maj. (A2 Televizion)