
Një person ka humbur jetën në zonën e Orikumit gjatë një zhytjeje. Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte një turiste që po kryente zhytje në këtë zonë. Dyshohet se gjatë zhytjes ka hasur probleme me furnizimin me oksigjen, çka ka bërë që të nxirret menjëherë nga uji.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, ndërsa shtetasja është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, ajo nuk ka mundur të mbijetojë dhe është konstatuar pa shenja jete.
Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik, ndërsa autoritetet po kryejnë veprimet procedurale dhe po hetojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike. (A2 Televizion)