Protesta e së dielës, ministri Demo kërkon pezullimin e efektivit: Askush nuk është mbi ligjin

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2026, 15:34 | Politikë

Protesta e së dielës, ministri Demo kërkon pezullimin e

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të një efektivi të Policisë së Shtetit, pas një rasti të dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës gjatë protestës së së dielës para Kryeministrisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Demo bën të ditur se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nisjen e procedurave për hetimin e plotë të ngjarjes dhe pezullimin e punonjësit të përfshirë.

"Askush nuk është mbi ligjin, aq më tepër një punonjës i Policisë së Shtetit, që ka për detyrë ta zbatojë dhe ta mbrojë atë. Pasi jam vënë në dijeni të një rasti të dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës nga një punonjës i policisë në mënyrë individuale, i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullimin e menjëhershëm të efektivit në fjalë, si dhe nisjen e procedurave për hetimin e plotë të ngjarjes. Siç e kam theksuar vazhdimisht, barazia e të gjithëve përpara ligjit është një parim i panegociueshëm. Dhuna nuk do të tolerohet, as nga protestuesit që sulmojnë forcat e rendit, institucionet, pronën publike apo bizneset private, as nga punonjësit e policisë që tejkalojnë kompetencat e tyre. E drejta për të protestuar është e garantuar. Detyrimi për të respektuar ligjin është i njëjtë për të gjithë, pa përjashtim", thuhet në reagimin e ministrit në rrjetet sociale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos