
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë publike bilancin paraprak të personave që kanë marrë ndihmë mjekësore pas protestës së kësaj të diele para Kryeministrisë.
Sipas të dhënave nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 6 persona të lënduar: 2 efektivë policie, një deputet, 2 protestues dhe një kalimtar.
Ministria bën të ditur se të gjashtë personat janë jashtë rrezikut për jetën, ndodhen në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim në shërbimin e urgjencës.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 6 protestues të lënduar. Katër prej tyre kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut, ndërsa dy të tjerë vijojnë të marrin trajtim mjekësor.
Në total, sipas bilancit paraprak të Ministrisë së Shëndetësisë, 12 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në dy strukturat spitalore pas protestës. (A2 Televizion)