Procedohen mjekja dhe infermierja, 56-vjeçarja përfundon në spital pas reaksionit të medikamenteve

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2025, 11:49 | Kronikë

Procedohen mjekja dhe infermierja, 56-vjeçarja përfundon në

Një grua 56-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital pas një reaksioni të ndaj medikamenteve, ndërsa Policia ka referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin në gjendje të lirë për dy punonjëse të shëndetësisë.

Sipas njoftimit zyrtar, janë proceduar shtetaset E. H., 46 vjeçe, me detyrë mjeke, dhe A. T., 71 vjeçe, infermiere në pension. Hetimet paraprake treguan se medikamentet i janë përshkruar 56-vjeçares F. K. nga mjekja E. H., ndërsa injeksionet janë aplikuar në banesë nga infermierja A. T., shkruan A2 CNN.

Pas reagimit të fortë ndaj mjekimit, gruaja është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos