Prokuroria jep pretencën, kërkon 6 vite burg për ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastrës dhe nga 4 vite për 2 bashkëpunëtorët e tij

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2024, 17:03 | Kronikë

Prokuroria jep pretencën, kërkon 6 vite burg për ish-kreun e

Prokuroria ka dhënë sot pretencën në ngarkim të ish-kreut të Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi dhe dy bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që gjenden në qeli, Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi.

Prokurori i çështjes, Gazmend Frëngu, në pretencën e tij dhënë para gjykatëses Nertila Përralla, kërkoi sot 6 vjet burg për ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastres, Floruan Taçi dhe nga 4 vjet burg për dy të tjerët, shkruan A2 CNN.

Nisur nga kërkesa e të pandehurve, qysh në seancën fillestare për gjykim të shkurtuar, i bie që Florian Taçit t'i ulet 1/3 e denimit, pra të dënohet me 3.4 vjet burg, përllogaritur këtu dhe 7 muajt që ka kaluar në ‘arrest shtëpie’ gjatë kesaj periudhe.

Ndërsa Memisha dhe Nakuçi do të vuajnë nga 2.5 vjet burg, mbi ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastrës rëndojnë akuzat e ‘falsifikimit’, ‘mashtrimit’ dhe ‘shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim’. Mbrojtja kërkoi 10 ditë kohë. Florian Taçi u arrestua në flagrancë nga Policia e Gjirokastrës në 28 shkurt të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos