Aksident në Vlorë| ‘Benzi’ përplaset me motorin, drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri me urgjencë në spital

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2024, 15:16 | Kronikë

Aksident në Vlorë

Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur në rrugën Transballkanike të qytetit të Vlorës.

Sipas burimeve për A2 CNN bëhet me dije se një automjet tip ‘Mercedes Benz’ është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri i tij, të cilët janë dërguar me ambulancë drejt spitalit.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e të dëmtuarve, ndërkohë që Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 15:07, në rrugën “Gjergj Kastrioti,” një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin N. Sh., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 48 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi M. K., rreth 40 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos