Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar

Nga Igli Çelmeta
24 Janar 2026, 19:18 | Kronikë

Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar

Disa efektivë policie janë lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë në protestën e opozitës, shkruan A2 CNN.

Policia ka njoftuar se efektivët e lënduar po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Më herët, një person u dërgua me ambulancë për trajtim mjekësor, pasi mbeti i lënduar në protestën e opozitës.

Forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës dhe ujë pasi protestues lëshuan bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë, sapo kryetari i PD, Sali Berisha, përfundoi fjalën e tij.

Menjëherë protestuesit u shpërndanë, ndërsa Berisha raportohet se u largua me makinë drejt selisë së PD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos