Qarkullonte me kallashnikov dhe thikë me vete, arrestohet 56-vjeçari i rrezikshëm në Shkodër

Nga A2 CNN
8 Janar 2025, 09:02 | Kronikë

Qarkullonte me kallashnikov dhe thikë me vete, arrestohet 56-vjeçari

Një 56-vjeçar, shtetasi Agim Curraj, ka rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pasi qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov së bashku me një krehër e municion luftarak dhe thika.

Ndërkohë vijon puna e Grupit Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56 vjeçari lëvizte i armatosur, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër-Finalizohet operacioni policor i koduar "Parandalimi"

Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, falë informacionit të siguruar nga inteligjenca policore dhe ndërhyrjes në kohë  arrestohet 56-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov  së bashku me një krehër dhe municion luftarak dhe mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit te Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën  për kapjen e tij.

Si rezlutat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Leporosh.

Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe  një mjet prerës (thikë).

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56 vjecari lëvizte i armatosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos