Dhunohet rëndë 48-vjeçari, arrestohen 2 persona 4 në kërkim, mes tyre biznesmeni Tur Koçeku

Nga Xhensila Kodra
7 Janar 2025, 15:22 | Kronikë

Një sherr i nisur gushtin e vitit të kaluar në një lokal në Palasë ku u dhunua biznesmeni Tur Koçeku, duket se ka vijuar në një tjetër përplasje me sende të forta mes disa personave në Tiranë. Të dielën në mbrëmje, në një berberhane në zonën e Laprakës, 6 persona dhunuan me sende të forta Adriatik Rroshin 48 vjeç, teksa ishte duke pritur radhën në një berberhane, transmeton A2 CNN.

Për këtë ngjarje, policia arrestoi dy persona dhe 4 të tjerë i shpalli në kërkim, mes të cilëve edhe biznesmeni Koçeku. Në pranga u vunë Gani Koçeku dhe Ledio Tusha, ky i fundit nipi i Tur Koçekut. Ndërsa në kërkim u shpallën Gëzim Koçeku; Ronald Koçeku; Dino i njohur edhe me emrin Abedin Koçeku, si dhe biznesmeni Luçiano Koçeku, i njohur dhe me emrin Tur Koçeku, raporton A2 CNN.

Sipas policisë, biznesmeni ishte organizator i dhunës ndaj Rroshit. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova materiale, përfshirë një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu, dy automjete si dhe veshje të dyshuara që autorët kanë përdorur gjatë krimit. A2 CNN shkruan se dhunimin e Rroshit, grupi hetimor e lidh me sherrin në Palasë më 24 gusht të 2024ës, ku Luçiano Koçeku, biznesmen, i njohur ndryshe si Tur Koçeku u sulmua dhe u plagos rëndë në një lokal nate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos