Makina përfundon në përrua në Lushnje, plagosen babë e bir

Nga Çaku Tafa
7 Janar 2025, 16:10 | Kronikë

Një makinë  ka dalë nga rruga pranë fshatit Kasharaj të Lushnjës. Në mjetin tip “Mercedes Benz” kanë qenë duke udhëtuar atë e bir.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin ku fillimisht është përplasur me bankinën në të djathtë e më pas ka rënë në përrua, shkruan A2.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë dëmtime të dy personat. Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës dhe janë jashtë rrezikut për jetën, raporton A2.

Në drejtimin e mjetit ishe Aleksandër Paja (25 vjeç), ndërsa babai i tij Artan Paja (54 vjeç) ishte pasagjer. Policia është në vendngjarje dhe po kryhen hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos