"Reforma në Drejtësi u përdor si hanxhar", gazetari: Nuk e kuptuam kush ishte armiku

Nga A2 CNN
21 Tetor 2025, 21:25 | Kronikë

"Reforma në Drejtësi u përdor si hanxhar", gazetari:

Për gazetarin Elkier Bushkolaj reforma në drejtësi u përdor si hanxhar dhe largoi nga sistemi shumë prokurorë me eksperiencë në luftën kundër krimit të organizuar.

Në Off the Record në A2 CNN, Bushkolaj tha se duhet lexuar dhe gjuha e qeverisë nëse ka dëshirë dhe vullnet të luftojë krimin e organizuar.

“Reforma në drejtësi u përdor si hanxhar dhe pastroi sistemin, por nuk zbuluam armikun. U larguan shumë prokurorë me eksperiencë kundër krimit dhe solli shumë vakanca. Për të parë nëse ka vullnet duhet të shohësh kush emërohet ministër i brendshëm, kush emërohet ministri i Drejtësisë, duhet të ndjekësh dhe gjuhën e kryeministrit. Kur prezantoi ministrin e brendshëm tha që prioritet do të jenë adresat dhe krimin e nuk e përmendi. Dumani u pyet për Arubën dhe tha nuk e di. Nuk e besoj se nuk e dinte”, tha Bushkolaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos