Paloma Zerellari, një 22-vjeçare shqiptare, e cila ishte zhdukur që prej 12 dhjetorit, në Greqi, është gjetur shëndoshë e mirë.
Sipas mediave greke, 22-vjeçarja ka kontaktuar me autoritetet dhe iu ka thënë se ndodhet jashtë Kretës. Vajza e re një ditë pas zhdukjes, i kishte thënë shokut të saj se ishte larguar me një burrë, përmes një mesazhi që ajo i kishte dërguar.
"Buzëqeshja e fëmijës", organizata që kishte lëshuar alarmin për zhdukjen e saj, ka gjetur vendndodhjen e saj dhe deklaron se ajo ndodhet në Kullën Ilias. (A2 Televizion)