Ryshfeti 330 mijë lekë, dënohet me 4 vite burg zyrtarja e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro

Nga Armand Bajrami
13 Nëntor 2023, 16:33 | Kronikë

Ryshfeti 330 mijë lekë, dënohet me 4 vite burg zyrtarja e

Gjykata e Posaçme shpall vendimin për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, duke e dënuar me katër vite burg.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në dy vite e tetë muaj burg. Për Duron, u vendos edhe dënim plotësues, pesë vite heqje e së drejtës për ushtrim të funksioneve publike.

Të bashkëpandehurit e saj, Laura Shteto, Valdimir Topi dhe Silvi Shehi u dënuan me nga 1 vit burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht u dënuan me 8 muaj burg secili.

Kujtojmë se Duro akuzohej nga SPAK për marrjen e një ryshfeti prej 330 mijë lekë, për të favorizuar një shoqëri në një procedurë tenderuese për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos