Salianji kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, caktohet data e seancës

Nga Armand Bajrami
4 Tetor 2024, 13:20 | Kronikë

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor, ora 14:00, për shqyrtimin e kërkesës së Ervin Salianjit për t’i shpëtuar qëndrimit në qelitë e burgut. Kërkesa do të shqyrtohet nga një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Sokol Binaj, shkruan A2 CNN.

Në Gjykatën e Lartë Salianji kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit ose shtyrjen e tij në kohë për tre muaj, referuar faktit që, është dënuar me vendim të formës së prerë një deputet i Kuvendit, për një denoncim publik të kryer në vitin 2018. Në kërkimin e tij, ish-deputeti pretendon se zbatimi i vendimit do t’i sillte pasoja shumë të rënda, jo veç humbjen e mandatin, por edhe pengesë për të kandiduar në zgjedhjet e vitit 2025, shkruan A2 CNN.

Të njëjtën kërkesë Salianji e ka depozituar edhe në Gjykatën e Tiranës. Ish-deputeti shkoi në burgun e Fierit një javë më parë, në zbatim të vendimit të Apelit, që la në fuqi dënimin me 1 vit burg ndaj tij për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në bashkëpunim, në dosjen “Babalja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos