Në seancën ndaj Berishës në Apel deri më tani janë dëgjuar vetëm pretendimet e ish-kryeministrit. Përmes avokatëve ai ka kërkuar prishje të vendimit masës së sigurisë me pretendimin se nuk ka kryer asnjë vepër penale.
Avokatët e kanë cilësuar vendimin e GJKKO si antikushtetues, pasi SPAK duhet t'i ishte drejtuar kuvendit për autorizim.
Po sipas tyre, nuk plotësohet asnjë nga kushtet ligjore për caktimin e masës së sigurisë, pasi Berisha nuk ka rrezik largimi dhe as dëmtimi të provave. (A2 Televizion)