Shkrumbohet makina që transportonte punëtorët në Lushnjë

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 08:35 | Kronikë

Shkrumbohet makina që transportonte punëtorët në

Një automjet tip Ford është djegur totalisht rreth orës 6 të mëngjesit në hyrje të lagjes Savër të Lushnjës. Drejtuesi i mjetit që sillte punëtorët si çdo mëngjes, kishte parë të dilte tym nga pjesa e motorit.

Ai ka dalë nga mjeti para se mjeti të digjej totalisht. Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të Zjarrfikësve pas njoftimit, nga mjeti nuk ka mbetur asgjë.

Fatmirësisht, në momentin e konstatimit të zjarrit, punëtorët nuk kishin hipur në mjet. Sipas të dhënave paraprake të policisë, shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, pasi mjeti ishte i ndezur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos