
Në seancën e sotme gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, Prokuroria e Posaçme vijoi me leximin e kërkesës për gjykim, duke paraqitur detaje mbi hetimet financiare që lidhen me blerje apartamentesh dhe burimin e të ardhurave.
Prokurori Sotir Kllapi deklaroi se janë përdorur kredi dhe shuma cash për transaksione që nuk justifikohen plotësisht me të ardhura të ligjshme, ndërsa pretendohet për mospërputhjedhe disbalancë e konsiderueshme financiare.
Sipas tij, vetëm një pjesë e vogël e shumave ka burim të dokumentuar bankar, ndërsa pjesa tjetër mbetet e paqartë dhe nën hetim.
Deklarata e plotë e prokurorit Kllapi:
Në 2008-2009 Meta e Kryemadhi kanë jetuar në zonën e ish-Bllokut.
Meta do të blinte një apartament në rrugën "Vaso Pasha" 400 mijë euro. Ndërsa një kat më poshtë do të blinte Fatime Kryemadhi 300 mijë euro.
Më herët Monika Kryemadhi ka marrë disa overdrafte nga një bankë e nivelit të dytë, të cilat janë shlyer në një kohë të shkurtër nga Fatime Kryemadhi, atëkohë pensioniste.
Ka dyshime se shumat e parave të marra nga Monika Kryemadhi nuk janë përdorur, por janë depozituar nga Fatime Kryemadhi.
Në 2009 bashkëshortët kanë vendosur të blejnë një banesë në shumën 400 mijë USD, ndërsa Fatime Kryemadhi 310 mijë euro.
Për shlyerjen e kësaj kontrate Meta Kryemadhi kanë marrë një kredi 200 mijë USD. Për shumën tjetër, kanë pretenduar se do përdornin një shumë 200 mijë usd cash, që ju kishte mbetur nga transaksioni i pakryer për një vilë në Qerret.
Fatime Kryemadhi jo vetëm që ka depozituar shuma cash, por të dy kreditë shlyhen në bankë për 7 muaj.
Ne total, Fatime Kryemadhi rezulton me një disbalancë pre 810 mijë euro.
Mekanizmi i lidhjes së dy kontratave të ndryshme, janë bërë për të futur në rrugë bankare shuma monetare pa burim të ligjshëm.
Meta e Kryemadhi nuk kishin mundësi për to, por as Fatime Kryemadhi. Kjo e fundit kishte mundësi vetëm për 100 mijë euro.
Në banesën e saj ja ë gjetur tre fatura për tërheqjen e 235 mijë USD, por të firmosura nga personi që i shiti apartamëntin bashkëshortëve Meta Kryemadhi.
Rezulton që për të tre ekziston një disbalancë prej 846 mijë Usd.
Janë vetëm 200 mijë USD të ligjshme, të ardhura nga kredia. (A2 Televizion)