Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë operacionit policor në Venecia

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2026, 21:10 | Kronikë

Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë

Është identifikuar shqiptari që humbi jetën gjatë ndërhyrjes së policisë italiane në Cavarzere, në provincën e Venecias. Viktima është 30-vjeçari Silvester Cami, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për 37-vjeçarin Ervis Murra, i cili arriti të largohej gjatë operacionit.

Identiteti i 30-vjeçarit Silvester Cami u konfirmua nga autoritetet italiane përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe verifikimit të të dhënave personale.

Pas identifikimit, familjarët e tij në Shqipëri janë njoftuar për ngjarjen tragjike.

Ndërkohë, policia italiane vijon operacionin për kapjen e 37-vjeçarit shqiptar Ervis Murra, i cili arriti të largohej gjatë ndërhyrjes policore. Në kërkim të tij janë angazhuar forca policore nga disa qytete të Italisë.

Në kuadër të hetimeve, një person i tretë, i cili dyshohet se u kishte ofruar strehim dy shqiptarëve, është shoqëruar nga autoritetet për verifikime.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos