Zjarr në një kabinë elektrike pranë një pallati 5-katësh në Fier

Nga A2 CNN
24 Tetor 2025, 19:09 | Kronikë

Zjarr në një kabinë elektrike pranë një pallati

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5-katësh në lagjen “ Liri Gero” në Fier.

Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, shkruan A2 CNN.

Falë ndërhyrjes së shpejtë flakët janë neutralizuar duke mos lejuar përhapjen e tyre. Ndërkohë dyshimet e para janë për shkak të mbingarkesës në rrjet, por hetimet për ngjarjen vijojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos