
Është rënduar më tej bilanci i zjarrit tragjik në një banesë në Maliq, ku humbën jetën si pasojë e asfiksisë nënë e bir.
A2 CNN ka mësuar se vajza 6-vjeçare që ndodhej e shtruar prej disa ditësh në QSUT, ka ndërruar jetë këtë të premte.
Banesa u përfshi nga tymi disa ditë më parë, ku mbetën të vdekur nëna, Merjeme Hazisllari dhe vëllai i saj, Luka.
Zjarri ra në një ambient kuzhine. Në momentet kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, në ambientet jashtë u gjetën 2 fëmijët që ishin në gjendje të asfiksuar.
Nëna humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali 14-vjeçar u transportua në gjendje kome në Spitalin e Korçës, ku më pas humbi jetën.
6-vjeçarja ndodhej në gjendje të rëndë prej ditësh dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë dot plagëve të marra. (A2 Televizion)
