Sherr me thika dhe brisqe rroje në burgun e Fierit, Zotaj qëllon Bajrin: Dy të plagosur

Nga Çaku Tafa
8 Gusht 2026, 13:45 | Kronikë

Minutat e ajrimit në burgun e sigurisë së lartë në Fier u shndërruan në përleshje me thika mes të burgosurve. Burimet kanë bërë të ditur se në konfliktin e ashpër janë përfshirë Jurgen Zotaj që rezulton i ndaluar në vitin 2023 pasi qarkullonte me armë pa leje në një automjet luksoz dhe Denis Bajroviç i njohur si pjesë e grupit Bajri në Shkodër.

Mësohet se ka qenë Zotaj i cili ka qëlluar me thikë Bajrin duke u pasuar me reagimin e këtij të fundit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur me mjete të improvizuara, mes tyre edhe brisqe rroje.

Forcat e sigurisë ndërhynë pas marrjes së njoftimit duke ndarë palët dhe duke i dërguar dy të plagosurit janë  me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu si masë sigurie u vendos dhe kthimi në qeli i të gjithë personave të tjerë që vuanin aty dënimin.

Burimet kanë shtuar se hetimet kanë nisur për të verifikuar sjelljen e punonjësve të burgut dhe për lejimin e futjeve të sendeve të ndaluara aty. Verifikimet po shtrihen dhe për të zbuluar shkaqet e incidentit të rëndë që fatmirësisht përfundoi vetëm me të lënduar por pa viktima.

Sipas të dhënave Denis Bajroviç  u ndalua ne Dubai në shkurt të vitit 2024 ku ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Gjin Boriçit. Ndërsa Zotaj u kap për armëmbajtje pa leje ndonëse ishte në kërkim dhe për një vjedhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos