
Një automjet tip furgon me targa të Maqedonisë së Veriut është djegur mëngjesin e kësaj të shtunë në afërsi të pushimit të shoferit. A2 CNN raporton se drejtuesi i automjetit që transportonte zogj fushe të vegjël që vinin nga shteti fqinj, ka vënë re zjarrin vetëm pasi ka dalë nga autostrada në drejtim të Këmishtajt.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë dhe kanë shuar zjarrin në kabinën e drejtuesit. Nga zjarri janë djegur më shumë sesa gjysma e ngarkesës me zogj që kanë ngordhur.

Sipas zjarrfikësve të Lushnjes zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin e kondicionimit të pjesës së ngarkesës. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )