Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër

Nga A2 CNN
8 Gusht 2026, 12:47 | Kronikë

Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në

Pas disa ditësh përballje me flakët, vatrat e zjarrit në Mallakastër janë shuar. Ndërkohë, në zonën e Drenies dhe Vloshit zjarri vijon me intensitet të ulët.

Shërbimet zjarrfikëse të Patosit po punojnë për neutralizimin e plotë të vatrës dhe parandalimin e riaktivizimit të saj.

Më herët A2 CNN raportoi se u tërhoqën nga operacioni 30 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët u angazhuan gjatë ditës së sotme për kontrollin e perimetrit të zonës së prekur nga zjarri.

Në një përditësim të situatës nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në vend, ndërsa aktualisht vetëm dy zona vijojnë të jenë në monitorim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos